Në vend sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Pasdite nga pjesët perëndimore drejt atyre qendrore do të ketë reshje të herëpashershme shiu, kurse në zonat malore borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit.
Temperaturat maksimale do të jenë në interval nga 8 deri në 15 gradë.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.
Në ditët në vijim do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu deri në jugperëndim. Ditën e mërkurë do të ketë stabilizim afatshkurtër të motit dhe më pas pritet sërish jostabilitet i ri afatshkurtër.