Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e NATO-s

15

Këshilli euroatlantik i Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, qendrën edukative M6 dhe NATO sektorin për diplomaci publike nga Brukseli, sot e organizon ngjarjen tradicionale “Dita e NATO-s – 4 Prilli”.

Bëhet fjalë për aktivitet të Këshillit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, i cili krahas shënimit të përvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formimit të NATO-s, shërben si ngjarje, qëllimi i së cilës është ta informojë oponionin më të gjerë për zhvillimin e ngjarjeve në nivel global, kontributin e shtetit dhe beneficionet nga anëtarësimi në Aleancë.

Në ngjarje do të prezantohen edhe reformat dhe përparimi në nivel global, me fokus të posaçëm në Armatë. Këtë vit, siç kmumtuan organizatorët, fokus i posaçëm në ngjarjen do të vendoset në pandeminë dhe luftën në Ukrainë, në prag të Samitit të NATO-s në Madrid.

Janë paralajmëruar edhe fjalime të presidentit të Këshillit evroatlantik të Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani, kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadores amerikane, Kejt Meri Bërnz.