Policia arrestoi tetovarin që kishte vjedhur në një kompani

112

Dje (03-prill) rreth orës 19:20, në Leshkë të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 46-vjeçarin G.B. nga Jançishti i Tetovës, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në një kompani.

Po ashtu, atij i është konfiskuar një veturë “Ford KA” me targa të Shkupit, në pronësi të një personi nga Shkupi, në të cilin ka patur gjësendet e vjedhura, të cilat i kishte marrë ilegalisht nga fidanishtja.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.