“Është fakt i pamohueshëm si ky manifestim mbeti nën hijen e këngëtarëve nga Kosova” thotë Fatmir Sabriu

36

Fatmir Sabriu i Lëvizjes BESA në një status në facebook ka thënë disa fjalë për koncertin e organizuar nga BDI, konkretisht për manifestimin e 20 vjetorit të kësaj partie!

Për më shumë informacion

👇🏻

“Manifestimi me rastin e 20 vjetorit të themelimit të BDI-së, mbeti nën hijen e Taynas, Kidës, Ledrit të cilët bënë të harrohet edhe lideri Ahmeti dhe shumë ish ushtarë të UCK-së të cilët pas konfliktit themeluan partinë politike.  Është fakt i pamohueshëm si ky manifestim mbeti nën hijen e këngëtarëve nga Kosova të cilët asnjëherë nuk kanë pasur reklamë më të mirë se sa tani. Shumë njerëz që u drejtuan në sheshin e Tetovës, në fakt nuk kishin fare njohuri se çfarë festojnë, por vetëm të shihnin koncertin që hodhi në baltë gjithë atë mund të qytetarëve të cilët me të vërtetë kanë punuar për këtë subjekt.  Shumë kush kërkonte të dinte se çka festohet në Tetovë? Në Tetovën e përmbytur, të djegur, të shkatërruar, të korruptuar, të varfëruar skajshmërisht, në Tetovën pa rrugë dhe pa trotuare, në Tetovën e sakrificës, mundit dhe djersë shqiptare festohet dështimi, turpi, paaftësia e 20 viteve në pushtet të partisë shqiptare. Po po, festohet humbja e krenarisë së këtij qyteti, festohet  humbja nga skena e ish ushtarëve dhe atyre që kanë luftuar për komb dhe atdhe duke nisur shumë vite më herët.  Në anën tjetër  me të drejtë parashtrohet pyetja kush e financon koncertin në kohën e krizës më të madhe , pse nuk bëhen publike emrat e kompanisë apo financohet nga paratë e taksapaguesve shqiptar. Kjo mbetet enigmë e përkohshme sepse vetë kreu partiak kishte deklaruar se financohet nga kompanitë shqiptare dhe nga donator? Këta donator janë kompanitë tendero fituese, kompani që kanë lënë qytetet shqiptare pa rrugë, pa drita, pa ujë, pa kanalizime etj. Por, sikur këta mjete në kohë krize  të destinoheshin për një shkollë në Sellcë, në Urviç, për shkollën Liria ku pikon kulmi apo edhe në ndonjë rrugicë do të ishte shumë me vend, por ja që ndodh ndryshe. Koncerti në fjalë ka krijuar një atmosferë të ndarjes lokale e gjitha e orkestruar nga Artan Grubi. Vallë  a kishte nevojë për dy koncerte, apo ai donte të tregojë supremacinë e Shkupit kundrejt  Tetovës,  ku BDI-ja po humbet. Refreni i njohur Sun Ri me Neve, dukej se u transferua ne refrenin e çmimit ,ku kjo e fundit I thote Bekteshit, Sun Rri me Neve se Nafta dhe Benzina kapen shifrën e 100 denar, kurse Zejtini po I drejtohet Grubit, Jo ti Sun Rri me Neve.”