Mejdiju në takim me drejtoreshën e “Trafiku-t Urban” në Prishtinë

147

Diën e sotme në Prishtinë drejtori i Transporit të Tetovës NP “Tetova Transport” z.Rafiz Mejdija ka realizuar një vizitë pune në “Trafiku Urban” – Prishtinë, R. e Kosovës sëbashku me drejtoreshën e “Trafiku-t Urban” znj. Arta Domi!Tema kyçe ishte bashkëpunimi mes dy palëve në të ardhmen!

👇🏻

“Sot, me datë 02.11.2022  NP “Tetova Transport” – Tetovë ka realizuar një vizitë pune në  “Trafiku Urban” – Prishtinë, R. e Kosovës. Në këtë takim, drejtori i NP ,,Tetova Transport ‘’ – Tetovë z.Rafiz Mejdija dhe drejtoresha e N.P.K. “Trafiku Urban”-Prishtinë znj. Arta Domi shkëmbyen mendime, përvoja dhe ide për bashkëpunimin mes këtyre dy ndërmarrjeve të transportit publik. Në këtë takim pune u diskutua për sfidat me të cilat përballen çdo ditë ndërmarrjet e transportit gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre. Takimi i punës u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyer, me dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.“