Moti sot

20

 

Koha do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jo e qëndrueshme, në shumë vende do të jetë me reshje të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, pasdite jo i qëndrueshëm me reshje të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 15 gradë Celsius.

Në dy ditët në vazhdim  moti do të jetë me diell dhe shumë më ngrohtë. Të dielën do të ketë reshje të reja të shiut, ndërsa në malet borë.