Tetovë, 6 shtator – Mësuesja Arjeta Ceka është distancuar nga protesta e prindërve në Shkollën fillore “Kirili dhe Metodij” Në një status në rrjetin social facebook ajo ka thënë se distancohet nga protesta, duke u bërë thirrje partive politike mos ta keqpërdorin statusin e saj të punësimit për poena politike.
“Duke shprehur falënderimet dhe respektin tim për të gjithë ata, prindër e nxënës të cilët u solidarizuan me mua njëkohësisht, duke u distancuar unë i’u bëjë thirrje të gjithëve që çështjen time, punësimin tim (të cilin e konsideroj si apolitik) të mos e keqpërdorin partit e ndryshme duke dashur të përfitojnë poena politike ashtu siç bëjnë ata zakonishtë. Rasti nuk është politik, as shkarkimi im. Poenat politike përfitoni diku tjetër, jo në kurriz tonin. “Unë do të ndjek vijën institucionale nga ku besoj e shpresoj se organet kompetente do ta rishqyrtojnë vendimin edhe njëherë” ka shkruar Ceka.Sot prindërit e një klase në Shkollën fillore “Kirili dhe Metodij” kanë protestuar për ndryshimin e arsimtares së fëmijëve të tyre, duke akuzuar Komunën e Tetovës se bën punësime partiake.