Vizita e Kasamit në Ballerup, zë vend në artikullin e parë të gazetës javore daneze

22

Një artikull i publikuar në gazetën javore të komunës së Ballerupit që i kushtohet vizitës së Kryetarit të Tetovës z. Bilall Kasamit në disa nga institucionet Daneze.

Artikulli i plot i përkthyer në gjuhen shqipe 👇👇

”Atë që po shofim ktu tek shkolla juaj është mjaft mbreslënëse!

Kemi përjetuar një mikpritje të bukur, dhe gjithashtu është e mrekullueshme të shohësh se si ndihen bashkatdhetarët tanë në shkollë dhe në komunitetin lokal. Kjo do të thotë shumë”.

Kështu u shpreh Bilall Kasami, i pari i qytetit të Tetovës nga Maqedonia e Veriut, kur së bashku me përfaqësues të tjerë nga Tetova dhe ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Faton Bejta, të hënën e kaluar vizituan shkollën Baltorp, departamenti Grantoften. Mysafirët u priten me ëmbëlsira të vetpërgaditura nga nxënësit dhe të zbukuruara me ngjyrat e Maqedonis së Veriut të kuqe/verdhë.

Vizita e delegacionit nga Tetova u mundësua përmes ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Faton Bejta. Sipas komunës së Ballerupit, Ballerup dhe Herlev kanë shumë qytetarë me origjinë apo lidhje nga Maqedonia Veriore, poashtu konkretisht nga qyteti i Tetovës, prej nga edhe vjen i sapo zgjedhur kryetari i komunës.

Veçanërisht në shkollën Baltorp, sipas drejtoreshës së shkollës Kirsten Weiland, ka një numër nxënësish që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Pikërisht për këtë arsye vizita ishte jashtëzakonisht interesante, për nxënësit ishte një gëzim i madh të takonin dikë nga vendi i tyre.

Shum domethënëse

“Është kënaqësi të takosh kryetarin e bashkisë nga vendi ynë, është nder i madh dhe do të thotë shumë që ata vijnë këtu për të parë se si jemi ne, tha Belinda, Erzana dhe Dioni nga klasa e 7-të.

Qëllimi i vizitës së kryetarit të komunës në DK – përveç takimit me bashkatdhetarët – poashtu ishin vizitat zyrtare nëpër institucione për të fituar më shumë përvoj dhe inspirim për çështje konkrete, duke përfshirë mënyrën se si komunat, përfshirë Ballerupin, punojnë në fushën institucionale dhe shkollore.

“Nuk e di se si është në komunat e tjera në Danimarkë, por ajo që kemi parë në Ballerup dhe sidomos në ktë shkollë, është shumë mbresëlënëse dhe jam i knaqur që kam mund të përfitoj ide të shumta që do t’i marr me vete dhe ti bisedojm me drejtuesit e shkollave në qytet”, tha Bilall Kasami, i cili gjithashtu u gëzua kur pa se si po integrohen bashkatdhetarët e tij në vendet ku ata jetojnë.

Mikpritja

“Është një gëzim i madh për mua si kryetar komune të shoh se sa mirë dhe mikpritës jan bashkëatdhetarët tanë dhe sa mirë ata lulëzojnë nëpër shkollë dhe në shoqëri”, tha Bilall Kasami.

Për menaxheren Kirsten Weiland, ishte gjithashtu kënaqësi t’i priste mysafirët nga Maqedonia e Veriut.

“Ne kemi një profil ndërkombëtar me fokus në kulturë dhe gjuhë, dhe tani dëshirojmë t’u ofrojmë nxënësve tanë të marrin pjesë në Erasmus dhe programe të tjera shkëmbimi,” tha Kirsten Weiland.

Hapi tjetër është konkretisht gjetja e një shkolle në Tetovë ku nxënësit e shkollës Baltorp mund të vijnë me shkëmbim dhe anasjelltas, dhe me vizitën nga Maqedonia e Veriut, ky hap është më afër qëllimit.

Ditë e gjatë në Ballerup

Përveç shkollës Baltorp, delegacioni i Maqedonisë së Veriut vizitoi edhe bashkinë dhe u prit nga kryetari Jesper Würtzen (A). Më pas delegacioni vizitoi disa institucione, bibliotekën dhe Ballerup Idrætsby (qendrën sportive).

Duke gjykuar nga buzëqeshjet e misafyrëve nga Maqedonia e Veriut dhe nikoqirëve nga bashkia e Ballerupit, vështirë të themi se kjo është hera e fundit që flamujt kuqe/verdhë do të jenë në tryezë.