Tërhiqen nga tregu vezët ‘Kinder Surprise’. Përmbajnë salmonelë!Kompania jep alarmin

3

SHBA– Tërhiqen nga tregu vezët Kinder Surprise. Vendimi u ndërmor pasi është shtuar frika se mund të përmbajnë salmonelë.

Mirror.co.uk raporton se janë tërhequr nga tregu 3 brande të çokollatave ‘Ferrero’ si “masë paraprake” dhe i ka këshilluar njerëzit që të mos i hanë ato pasi përmbajnë salmonelë.
(Produktet e tjera të kompanisë Ferrero nuk janë të prekura).

Simptomat e shkaktuara nga salmonela zakonisht përfshijnë ethe, diarre dhe dhimbje barku. Mirëpo ka dhe disa simptoma që mund të jenë të rënda dhe çojnë në shtrimin në spital.

Tërheqja vjen pasi hetimet e udhëhequra nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), Shëndeti Publik i Skocisë, Shëndeti Publik i Uellsit dhe Agjencia e Shëndetit Publik në Irlandën e Veriut të cilat gjetën një lidhje të mundshme midis salmonelës dhe çokollatës Kinder Surprise. FSA tha se vezët janë prodhuar të gjitha në të njëjtën fabrikë në Belgjikë.

Tina Potter, drejtuese e FSA, tha: “Ne mirëpresim qasjen paraprake të ndërmarrë nga Ferrero dhe po këshillojmë konsumatorët që të mos hanë asnjë nga produktet e listuara në alarmin e FSA. Është vërtet e rëndësishme që konsumatorët të ndjekin këtë këshillë për të shmangur rrezikun e sëmundjes nga helmimi nga salmonela. Ne e dimë se këto produkte të veçanta janë të njohura për fëmijët e vegjël, veçanërisht me afrimin e Pashkëve, kështu që ne do t’i nxisim prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve të kontrollojnë nëse ndonjë produkt tashmë në shtëpinë e tyre është prekur nga kjo tërheqje.