Kasami: Ata që kujdesen për qytetin meritojnë paga më të larta

31

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka bërë iftar bashkë me punëtorët e Higjienës Komunale, transmeton ShkupiLajm.

Siç bëri të ditur Kasami, në këtë iftar u ka premtuar punëtorëve të kësaj ndërmarrje komunale se nga muaji maj do t’u rriten pagat.

 

 

“Sonte, iftar i përbashkët me punonjësit e NP “Higjiena”, ata që kujdesën për pastërtinë e qytetit për 24 orë rresht. Përpara tyre sonte gjithashtu u’a dhash edhe lajmin se nga muaji Maj do të kenë rritje të rrogës, me çka ne përmbushim një nga zotimet tona. Heronjtë meritojnë dinjitet dhe kushte më të mira pune!”, shkroi Kasami në Facebook.