BESA në Tetovë riorganizon nëndegën e Reçicës së madhe, prezenton edhe prurje të reja

30

 

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi nëpërmjet një postimi në rrjetët sociale ka njoftuar se ka filluar riorganizimi i nëndegës së Besës në Reçicë të madhe. Sipas Azizit, në këtë nëndegë ka edhe anëtarësime të reja.

“Riorganizimi i nëndegës në Reçicë të Madhe është fillimi i riorganizimit të strukturave të Lëvizjes BESA me prurjet e reja. Me këtë kapacitet dhe me kryesinë e re që u zgjodh, Lëvizja BESA në zgjedhjet e ardhshme do të shënojë fitore gjithandej në Tetovë duke iu bashkangjit karvanit të fitores edhe Reçica e Madhe.Urime kryesi e nëndegës Reçicë e Madhe!”, ka shkruar Azizi.