Loja ‘raki taçki’ bëhet mollë sherri për të miturit në Ferizaj, 16 vjeçari rrahet keq – përfundon në spital

51

Një 16-vjeçar nga fshati Begracë i komunës së Kaçanikut, është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë pas një rrahje nga një tjetër person i mitur.

Burimet e Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se i mituri më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më pas i është nënshtruar një operimi për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë në nofull.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite në rrugën ‘Ahmet Kçiku’ në Ferizaj.

Sipas burimeve deri te incidenti ka ardhur për shkak të një loje ‘raki taçki’ në një lokal në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.