Moska paralajmëroi viza për “vendet armike” si Maqedonia

28

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Maqedonisë së Veriut për të dëbuar pesë diplomatë rusë, njoftuan sot mediat ruse, duke cituar burime në ambasadën ruse në Shkup.

“Rusia po përgatit një dekret për masat reciproke të vizave që do të kufizojnë hyrjen e qytetarëve të “vendeve armike”, tha sot Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Lavrov theksoi se akti do të sjellë një sërë kufizimesh për hyrjen në territorin rus.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre me sa duket kanë shpallur një luftë totale hibride kundër Rusisë,” tha ai.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi sot se në ambientet e saj është thirrur ambasadori rus në vend Sergej Baznikin, të cilit i është dorëzuar një notë diplomatike me të cilën pesë punonjës të ambasadës ruse janë vënë në dukje si të padëshiruar në vend ose persona non grata.