Futbollistja kosovare e çon Suedinë në Botëror

15

Suedia është bërë Kombëtarja e parë që u kualifikua në Kampionatin Botëror të Australisë dhe Zelandës së Re, që do të mbahet në vitin 2023. Për t’ua siguruar kualifikimin suedezeve u përkujdes futbollistja Kosovare Asllani, e cila e shënoi golin e mjaftueshëm në barazimin 1:1 në shtëpi ndaj Irlandës.

E renditur e dyta në botë, Suedia kishte nevojë vetëm për një pikë për të shkuar në Botëror dhe atë e arriti ndaj irlandezeve. Asllani shënoi në minutën e 79-të pasi e mori një top nga zëvendësuesja Olivia Schough për t’ia dhënë primatin Suedisë në Grupin A me 19 pikë pas 7 ndeshjesh të zhvilluara.“U kualifikuam në Botëror, shihemi në Australi/Zelandë të Re 2023”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.
Ajo ka luajtur me sukses në Suedi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Paris Saint-Germain e Manchester City, ndërsa sot është pjesë e Real Madridit.