Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 36-të me një aheng ku morën pjesë personat e saj më të afërt, familjar dhe miq.
Krahas fotove që shpërndau po atë natë, Nora së fundmi solli edhe disa të tjera në të cilat bashkëngjiti edhe një shkrim ku ka falënderuar të gjithë ata që ia zbukuruan këtë ditë të veçantë për të.
Për dukjen në ditëlindje, krijuesja e hitit “Sa t’kom dasht” zgjodhi një fustan të zi transparent në pjesën e gjoksit që ia theksonte në mënyrë të përkryera linjat joshëse të trupit.
Foto: Nora Istrefi/Instagram
“Rrugëtimi i jetës time ka qenë jashtëzakonisht i mirë për mu dhe për këtë e falënderoj Zotin. Faleminderit edhe njerëzve të mi të dashur që ma zbukuruan ditëlindjen, dhe krejt juve që ma keni uruar. Shumë dashuri për krejt”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e imazheve.
Foto: Nora Istrefi/Instagram
Ndërkohë, Nora së fundmi është rikthyer me një projekt të ri muzikor “Më mungon” e që e solli të shoqëruar dhe me klip.
Foto: Nora Istrefi/Instagram
Ndërsa, gjatë kësaj kohe Nora mbetet e angazhuar edhe koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikor