Biden e Zelensky pajtohen për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë

23

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për ta informuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Bideni dhe Zelensky kanë folur për rreth një orë.

Bisedën e konfirmoi edhe vetë Zelensky, i cili shkroi në Twitter rreth telefonatës, duke shpjeguar se ata “diskutuan për krimet ruse të luftës” dhe “ranë dakord të shtojnë sanksionet”.