Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë se Putini asnjëherë nuk do të arrijë ta thyejë shpirtin e popullit të Ukrainës.
Ai madje ka thënë se shumë shpejtë Ukraina do të ngrihet sërish dhe të rreshtohet në mes kombeve të lira dhe sovrane.
Johnsoni këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Tëittër, për të treguar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.
Kujtojmë se ai dje ka thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për ta ndaluar makinerinë luftarake të Putinit.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Zelensky e ka falënderuar atë për mbështetjen e dhënë si dhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i fuqishëm i Ukrainës.
Putin will never break the spirit of Ukraine’s people or conquer their homeland.
Ukraine will rise again and take her place among free and sovereign nations once more.
???? pic.twitter.com/0VWziRkRGO
— Boris Johnson (@BorisJohnson) April 4, 2022