Në Manastir shfaqen grafite me simbolin “Z” të Rusisë!?

41

Manastir, 5 prill – Disa grafite me shkronjën “Z” janë vërejtur në qendër të Manastirit, më saktë në “Shirok Sokak” dhe te Manaki kinemaja, transmeton TetovaLajm.

Me përdorimin e simbolit “Z”, në fakt jepet mbështetje për invazionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa e kanë përdorur shumë aktivistë dhe persona me ndikim të cilët qëndruan në anën e Putinit që nga fillimi i luftës.

I njejti ishte vërejtur edhe në protestat në vendet ku qytetarët i jepnin mbështetje Putinit.

Disa vende madje e kanë ndaluar me ligj përdorimin e këtij simboli, në të kundërtën vijon gjobë me të holla ose me tre vite burg.

Simboli “Z” përdoret nga ushtarët rusë në autoblindat e tyre dhe makineritë luftarake për sulmet në Ukrainë.