
“Vetëm zjarrfiksit që po mundohen ta shuajnë zjarrin. Qeveria ka lëshuar një helikopter që vin çdo 15 minuta lshon ka një balon me ujë. Qeveria duhet të aktivizohet, gjith qyteti po mbytet nga tymi” ka deklaruar S.A., qytetar nga Tetova.
Nga ana tjetër Alban Q, thotë se është joserioze si Qeveria e ka lënë Tetovën. “Kanë pru 20 ushtar me maska prej 10-20 denarësh. Çfar mund të bëjnë ata. Nëse nuk intervenon Qeveria Tetovës i kanoset katastrofa” tha ai.