Blerim Sejdiu i Lëvizjes BESA, mirëpritet nga shumë atdhetarë Italian

21

Sejdiu i BESËS në vizit zyrtare në Itali, mirëpritet nga bashkëatdhetarë, konzuj e kryetarë komunash

Kryetari i komunës së Zhelinës njëherit anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA po qëndron në një vizitë disa ditore në Itali ku është mirëpritur nga kryetari i komunës së Costa Volpino Federico Baiguini ku së shpejti Zhelina dhe Costa Volpino do të binjakëzohen. Gjithashtu Sejdiu ka takuar bashkëvendasit që veprojnë e jetojnë në rrethinën e Breshës, Bergamos, Darfo B.T., Costa Volpino e disa vende të tjera në Itali. Gjatë vizitës së tij, Sejdiu i’u drejtua me disa fjalë modeste autoriteteve lokale italiane, konzujve të R. së Shqipërisë dhe R. së Kosovës në Milano të Italisë, përfaqësuesve të Fesë Islame në Itali dhe të pranishmëve të tjerë të respektuar.

Në rrjetin e tij social në facebook, Sejdiu falënderoi bashkëvendasit e tij që parreshtur vazhdojnë t’i përkrahin politikat e Lëvizjes BESA si në zgjedhje lokale apo parlamentare por edhe tani, duke mundësuar takime të rëndësishme në dobi të qytetarëve tanë.