Lëvdatat ndaj komunës së Tetovës që kur është në krye të saj Bilall Kasami nuk kanë të ndalur, sot, përmes një statusi në rrjetin social facebook banorja e Lagjes 146 Muhabije Fejzuli ka përshëndetur punën dhe reagimin e menjëhershëm të komunës në rregullim e rrugës në lagjen 146. Ndryshe, disa ditë më heret edhe profesori Ejup Ajdini përshëndeti punën dhe efikasitetin e administratës së komunës së Tetovës.
Ja statusi i plotë i Muhabije Fejzulit;
Dje kërkuam ndihmë nga Komuna e Tetovës, sot menjëherë filluan punimet.
Falënderojmë Komunën që kërkesën tonë nuk e lanë në vesh të shurdhër po reaguan menjëherë për ta bërë sa më shpejt të lëvizshme rrugën 146, e cila nga shiu u shkatërrua.
Mirënjohje nga lagjja 146! 👏👏