Kasami jep lajmin, përfundimisht shuhet zjarri që e kaploi depon e fabrikës “Pofix”

27

Kreu i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami ne statusin e tij në facebook ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Tetovës, zjarri që e kaploi depon e fabrikës “Pofix” më në fund u shua!

“LAJMI I MIRË 😍

Pas shumë përpjekjeve nga ana e ekipit të Njësitit Territorial 🚒🚨 kundër Zjarrit dhe vullnetarëve të vullnetit të mirë, më në fund është shuarr zjarri në depon e fabrikës “Pofix”. Përpjekjet dhe mundi i vazhdueshëm dhanë rezultatin e shumëpritur. Ngjarjet si kjo uroj të mos përsëriten, me shpresë se e ardhmja është e mirë dhe e ndritëshme!

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan në këto dy ditë tejet të vështira!” Ka potencuar mes të gjithash Bilall Kasami