Abdush Demiri nga Lëvizja Besa, i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat – M, ka folur rreth aktualitetit politik dhe së fundmi për deklaratën e kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për bashkimin e gjithë forcave politike kundër BDI-së.
“Thirrjet që dikur bënte BDI që të bashkohen gjithë partite politike kundër BDI-së ishin dashakeqe, sepse pamvarësisht ajo se bënte thirrje në anë anën tjetër përçante partitë. BDI e di mire se çka i ndodh një bashkpunimi të sinqert opozitar”, ka deklaruar Demiri.
Demiri gjithashtu ka deklaruar se kjo qeveri nuk ka aspak legjitimitet.
“Kjo qeveri nuk ka legjitimitet, kemi parti që kanë ndryshuar qëndrim brenda natës për t’u bërë pjesë e qeverisë dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, përfundoi Demiri.