Limani: “DO T’I VAJTONI DITË-KLITHMAT E SOTME, PËR TË SHPËTUAR FËMIJËT TUAJ!”

16

Limani thotë se protesta nuk bëhet që të kapen istikame! Protesta bëhet për të zgjuar masën e gjerë popullore…

 

LEXO

👇🏻

“DO T’I VAJTONI DITË-KLITHMAT E SOTME, PËR TË SHPËTUAR FËMIJËT TUAJ !

🔸️ Protesta nuk bëhet që të hapen istikame, por të zgjohet masa e gjerë popullore për të shpëtuar njerëzimin dbe natyrën nga shfarosja.

🔹️Mërgatë, e cila trete kockat, për t’i falur bukuri, shkëlqim dhe zhvillim vendlindjes përmes investimit dhe ndërtimit.

🔹️ Bashkëvendës, të cilët në këto ditë vendimtare flijoni pronat, pasurinë dhe kapitalin familjarë, duke lejuar që toka e dikurshme e bukës t’u shëndrrohet në varreza masive, të cilat do të përbijnë fëmijët tuaj.

🔹️ Bashkëkombas dhe udhëheqës lokal, të cilët me dorën tuaj nënshkruani vetëvrasjen dhe shfarosjen e pasardhësve tuaj.

🔸️ Sot e tutje do të mbani përgjegjësi ndaj gjeneratave, për tregëtimin e fatit dhe dëbimin që i bëni, duke u bërë dorë e zgjatur e pushtetit me planet shpërngulse dhe shfarosëse.

Mallëkimi i paraardhësve dhe pasardhësve do t’u përcjellë deri në ditën e vdekjes, por duke u ndarë nga jeta pa u çmallur nga fëmijët tuaj.

*Ps: Çmimi i heshtjes së tanishme do të ndjehet me spastrimin etnik të këtyre viseve.

18 Maj, 2022
Garanë

F.B.L.” Ka potencuar mes gjithash Limani