“Regjistrimi i Popullsisë”, reagon Zendeli: Ka ndodhur ekzod masiv, të jepet përgjegjësi!

53

Fadil Zendeli

Rezultatet e regjistrimit 2021 ???!!!
Regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 nxori në pah të dhëna statistikore që shihen dhe komentohen në mënyra të ndryshme, veçanërisht te përqindja e grupeve të veçanta etnike në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër kemi numra shumë shqetësuese të depopullimit të disa rajoneve dhe komunave në vend. Bie në sy zvoglimi i numrit të popullsisë në tre komuna, si Gostivari, Kërçova dhe Struga, edhe pse ka dhe rajone të tjera që janë shqetësuese.

Drastik është zvoglimi i numrit të banorëve të Komunës së Gostivarit nga 81.042 (viti 2002), në 59.770 banorë në vitin 2021, që nënkupton se numri i popullsisë është zvogluar për më shumë se 21.000 banorë
Situata e njejtë por ndoshta dhe më drastike është në Komunën e Kërçovës ku nga 56.739 (viti 2002), zvoglim në 39.666 (viti 2021), mbi 17.000 qytetarë më pak se 19 vite më herët.

Komuna e Strugës ka rënie për më shumë se 12.000 banorë nga viti 2002.
Përqindjet janë shqetësuese për këto komuna, për qytetarët e tyre por si duket nuk janë shqetësuese për BDI dhe ndërgjegjen e papastër të politikave të dështuara në çdo sferë të jetës shoqërore dhe shtetërore.
Gjatë këtyre viteve nga viti 2002 në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur luftë, trazira apo diçka të ngjashme me të cilën do të arsyetohej kjo politike e egzodit të popullsisë. Patjetër që duhet të ketë përgjegjësi për politikat e dështuara që në fokus kanë pasur krimin dhe korrupsionin e elitave politike të pushtetit qendrorë dhe mungesën e dëshirës dhe vizionit që të përmirësojnë ambientin ekonomik dhe standardin e qytetarëve.

Në komunat e lartëpërmendura për dy dekadat e fundit nuk ka investime, nuk ka vende të reja pune, nuk ka standard më të mire për qytetarët, por ka mungesë të perspektivës së të rinjve që ta shohin ardhmërinë e tyre në trojet e veta.

Dhe për dy dekada ka një subjekt politik shqiptarë (BDI) që ka vazhdimësi në qeverisje, kanë udhëhequr dhe ende udhëheqin me resore të rëndësishme ekonomike, por rezultati përfundimtarë i qeverisjes së tyre është rritja e pasurive të funksionarëve partiak dhe shtetërorë të BDI-së, boshatisja e trojeve dhe shpërngulja e të rinjve në vendet e Europës perëndimore.