Shkruan: Abdush Demiri, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA
Hyjnëzimi i liderit nga oligarkët që e rrethojnë janë me interesa të ndërsjellta, ata thjeshtë janë vetëm për ti ruajtur interesat e njëri tjetrit, pozitat dhe benefitet që ua ofron kryeoligarku servilave perrreth dhe oligarku ruan paprekshmërinë e vet në maje të tufës.
Këto janë shkollë e njohur e sistemeve diktatoroale dhe partive komuniste edhe pse komunizmi si ideologji ka përfunduar moti kohë, pinjollët e kësaj shkolle nuk arrijnë ta kalojnë fazën e tranzicionit me dekada mbase nuk arrijnë të adaptohen në rrethana dhe sisteme demokratike. Ata në aparencë mbajnë emra/maska demokrat – ngjyra blu, pastaj kinse shndërrohen në ambientalistë të gjelbërt, por duke harruar se laraska përsëri bishtin nga mbrapa e ka.
Sa e pështirë është kur ndëgjon 30 vite demokraci per çdo ditë sllogane komuniste: “Lideri ynë historik z Ali Ahmeti ” Unë jam misionar jo funksionarë” “Ali Ahmeti dhe BDI janë vlerë kombëtare”.
“Bdi është akademi jo parti” “Ne po krijojmë gjeneratën e tretë të politikanëve të rinjë”, “Bdi më e fortë se kurrë”. E gjithë kjo propagandë e shpifur fund e krye është mashtrim me masën, sepse këta në fakt janë me mendësi komuniste, parti e klaneve dhe oligarkëve dhe se nuk lejojnë e as që e imagjinojnë që në krye të partisë të vijnë njerëz që nuk janë nga lloji i tyre e që nuk kanë lozë dhe sulale komuniste të lidhur me ish sistemin (po ti marrish ti analizosh hollë e hollë ata që vazhdimisht u avancuan në BDI janë pikërisht bijtë e atyre komunistave që ua kishin pi gjakun me pambuk shqiptarëve)
Këta kanë qenë të detyruar të aktrojnë demokracinë gjatë gjithë kohës, kinse janë shëndruar në parti moderne nga ajo militariste majtiste, bile duke kopjuar partitë ambientaliste ne Europë dhe kjo u shkoi për shtati deri në momentin sa u ra perdja nga skena e teatrit,
dhe ja nga prapaskena në skenë shfaqen aktorët e vjetër – ujqërit e moçëm.
Gjithë ata të rinjë që kishin iluzione se po ju krijohet terren për të marrë lidershipin në dorë, gjenerata e re ishte vetem një mashtrim dhe fluskul sapuni dhe se rinia ne këtë subjekt thjesht ishte të përdoret mish për top në shërbim të oligarkëve dhe klaneve të interesit.
Sot pas 20 viteve reciklohen në kupolën e partisë të njejtit emra: Musa Xhaferi, Nevzat Bejta, Xhevat Ademi, Blerim Bexheti, Izet Mexhiti, Sadulla Duraku…
Në perendim asgjë e re do të thonin,
të njëjtët njerëz, e njejta politikë, i njejti lidership, ata vazhdojnë të forcojnë edhe më shumë pozicionet e veta ti zgjerojnë bizneset e veta, ti rrisin milionat, ndërsa populli vazhdon të varfërohet gjithnjë e më shumë, rinia të largohet pa kthim dhe vendi të shëndrohet në shkretetirë e braktisur.
Por, padyshim se gjithmonë ka shpresë për një mengjes të ri, për një të ardhme të re, për një vizion ndryshe me njerëz të rinjë, elitë të mirë shkolluar intelektuale dhe pa ngarkesa ideologjike që janë të përkushtuar të jenë në shërbim të shoqërisë, andaj edhe thirrja ime do të ishte: MJAFT na mashtruan, mjaft humbëm kohë, ta hapim një kapitull të ri të shpresës dhe përfaqësimit tonë dinjitoz politik përmes Lëvizjes Besa si opcion që ka dëshmur seriozitet dhe vizion gjatë gjithë veprimtarisë së saj politike.
Si përfundim, kam një thirrje shpëtimi shumë të sinqertë mbarë shqipëtare këtu në RMV. Hajdeni të shpëtojmë të gjithë së bashku nga kjo hata që e ka kapur kombin, hajdeni sepse këmbanat e shpëtimit po pëlcasin për një derë emergjence, hajdeni sepse Lëvizja BESA është anija e shpëtimit për çdo kënd që dëshiron këtë gjendje e këtë situatë dëshpruese ta ndryshojë.