Ballina Uncategorized Qeveria nuk merr masa, zjarri në Tetovë mund të shkaktoj dëme të...

Qeveria nuk merr masa, zjarri në Tetovë mund të shkaktoj dëme të mëdha

29

Edhe pse zjarri në fabrikën Pofix nuk ndalet, autoritetet qendrore nuk marin masa serioze për të ndaluar. Në teren janë njësitet zjarrfikëse të Tetovës dhe Gostivarit, si dhe rreth 20 ushtar dhe një helikopter. Por kjo aspak nuk është e mjaftueshme. Reagimi i Qeverisë në këtë rast po duket shumë i zbehtë. Ekipi i monitor.mk është në teren dhe ka ndjekur shqetësimet e qytetarëve të cilët shprehin revoltën e tyre për situatën e krijuar.
“Vetëm zjarrfiksit që po mundohen ta shuajnë zjarrin. Qeveria ka lëshuar një helikopter që vin çdo 15 minuta lshon ka një balon me ujë. Qeveria duhet të aktivizohet, gjith qyteti po mbytet nga tymi” ka deklaruar S.A., qytetar nga Tetova.
Nga ana tjetër Alban Q, thotë se është joserioze si Qeveria e ka lënë Tetovën. “Kanë pru 20 ushtar me maska prej 10-20 denarësh. Çfar mund të bëjnë ata. Nëse nuk intervenon Qeveria Tetovës i kanoset katastrofa” tha ai.