Qytetarët e Tetovës të revoltuar nga shërbimet e institucionit të Entit për Punësim në Tetovë.

60

Shumë qytetarë ngelin pa marrë shërbimet e tyre në entin për punësim në Tetovë, në një perriudhë që zgjat rreth dy javë.
Edhe për një dokumentacion të thjeshtë ata detyrohen të kthehen pa kryer punë apo disa ditë të shkojnë dhe të kryejnë punë vetëm nëse rastësisht janë prezent në momentin kur punon sistemi.
Arsyetimi i punonjësve është se, kemi problem me sistemin nga Shkupi, dhe nuk e dimë as ne se kur punon e kur nuk punon sistemi, vetëm presim.
Kjo gjë e vështirëson dhe prolongon mjaft punët e qytetarëve.
Lusim përgjegjësit që urgjentisht të rregullohet kjo çështje dhe qytetarët të marrin shërbimet e tyre në mënyrë të rregullt dhe në kohë.