Edhe Nokia tërhiqet nga tregu rus

10

Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit, Nokia, po tërhiqet nga tregu rus, raportoi Reuters të martën.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Pekka Lundmark, bëri të ditur se Nokia po shkon një hap më tej se Ericssoni, që mori vendim të pezullonte punën në territorin rus për shkak të agresionit të këtij vendi ndaj Ukrainës.

“Ne thjesht nuk shohim asnjë mundësi për të vazhduar në rrethanat aktuale”, deklaroi Lundmark.

Ai tha se Nokia do të vazhdojë t’i mbështesë klientët gjatë shkyçjes, derisa nuk përmendi se për sa kohë do ta bëjë tërheqjen e plotë.