Mizoritë ruse ndaj ukrainasve të pafajshëm vazhdojnë, me përdhunime e sulme seksuale deri tek fëmijët e vegjël.
Këtë akuzë ka hedhur dhe vetë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur kundër atyre që ai i quajti “bandat e Putinit”.
Një djalë 11-vjeçar është në mesin e viktimave të supozuara pasi u raportua se u përdhunua nga trupat ruse në sy të nënës së tij, e cila ishte e lidhur në një karrige dhe e detyruar të shikonte.
Komisionerja parlamentare e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova tha se djali u sulmua në Bucha, ku u gjetën dhjetëra civilë të vdekur që tregonin shenja torture disa javë pasi u rikthye.
Një ushtar rus është arrestuar pasi dyshohet se ka regjistruar veten duke abuzuar seksualisht me një foshnjë ukrainase.
“Në zonat e çliruara nga pushtuesit, regjistrimi dhe hetimi i krimeve të luftës të kryera nga Rusia vazhdon. Varreza të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Dëshmitë janë duke u mbledhur. Mijëra e mijëra viktima janë shënuar. Qindra raste torture po ashtu. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale kanalizimesh dhe bodrumesh. Janë regjistruar qindra raste të përdhunimeve, përfshirë ato të vajzave të reja dhe fëmijëve shumë të vegjël. Edhe për një foshnjë mes tyre!,” tha Zelensky.
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda u përgjigj duke thënë së kjo është një çmenduri dhe as nuk mund të imagjinohet.
Shkalla e brutalitetit ka bërë që një grup ukrainas i të drejtave të njeriut të informojë OKB-në se përdhunimi po përdoret si një armë lufte nga Kremlini.
Kateryna Cherepakha, presidente e La Strada, tha se linjat e urgjencës të organizatës së saj kishin marrë telefonata duke akuzuar ushtarët rusë për nëntë raste të përdhunimit që përfshinin 12 gra dhe vajza.