OKB: Pamjet jashtëzakonisht shqetësuese vijnë nga Bucha, rusët qëlluan mbi civilë

28

Zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Trossel foli para gazetarëve për provat e krimeve në Ukrainë.

“Ajo për të cilën ne po flasim këtu duket se është vrasja dhe pushkatimi i drejtpërdrejtë i civilëve në Bucha”, tha ajo.

“Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese dhe me të vërtetë sugjeron fuqishëm se ata u qëlluan drejtpërdrejt si individë, ajo që duhet të theksojmë është se sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, vrasja e qëllimshme e civilëve është një krim lufte,” tha ajo.

Ajo përmendi foto të njerëzve me duar të lidhura dhe gra trupat e të cilëve u gjetën lakuriq dhe pjesërisht të djegura.

“Gjithçka tregon se viktimat janë shënjestruar dhe vrarë qëllimisht”, tha ajo.

“Është e vështirë të shihet se cili do të ishte konteksti ushtarak i një personi të shtrirë në rrugë me një plumb në kokë ose trupa të djegur,” shtoi Trossel.