Kasami në kullën e Jasharajve, uron Bajramin bashkë me Rifat Jasharin

33

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e përfundoi festën e Fitër Bajramit në kullën e Jasharajve, ku takohet edhe vet me Rifat Jasharin.

Më shumë informacion

👇🏻

Kasami: “Ky Bajram nuk kishte se si të përfundonte ndryshe pa bakllavan e Bacit Rifat, në kullën e lavdishme, kullën e rezistencës e historisë, në kullën e Jasharajve. Bashkë me Adnan Azizin, bashkëveprimtarin e Adem Jasharit, Ismet Shabani- Gishti si dhe Ahmed Zabelin e uruam këtë Bajram të paqes, solidaritetit, dashurisë e dhembshurisë. Falënderoj bacin Rifat, Lulin por edhe familjen Jashari për këtë mikpritje vëllazërore.

Historia juaj është historia jonë. Është historia dhe krenaria e të gjithë kombit shqiptarë!“