BESA: Blerim Sejdiu u sabotua nga ASH-ja në Zhelinë gjatë zgjedhjeve lokale

18

Reagon Lëvizja BESA pasi u përmendën në një debat politik të emisionit Clik të TV21, ata thanë se nuk duan që t’i kthehen fushatës lokale të vitit të kaluar dhe nuk është mirë të vazhdoj lufta politike me opozitën, por sidoqoftë ata janë gatshëm që t’i argumentojnë të gjitha gjërat “një nga një”, është potencuar poashtu se pas idesë së bashkëpunimit opozitar, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët bashkarisht do të korrin suksese kundër regjimit 20 vjeçarë.

Për më tepër

👇🏻

“Me shkas, pasi u përmendëm në një debat televiziv në Clik të TV21.

Të nderuar, nuk duam t’i kthehemi fushatës lokale të vitit të kaluar dhe nuk është mirë të vazhdoni me luftën tuaj politike me opozitën.

Por, pasi u përmendëm, ja po jua themi disa fjalë,

Kandidati i Lëvizjes Besa në komunën e Zhelinës në zgjedhjet lokale 2021 Blerim Sejdiu, ishte kandidati i vetëm që u sabotua nga Shtabi i ASh-së në Zhelinë në këto zgjedhje, edhe pse kishim koalicion si dy subjekte në raundin e dytë.

Në këto zgjedhje, kandidati i juaj refuzoi të fotografohet me Blerim Sejdiun (arsyen e dini ju), siç kishim raste të shihnim në publik, fotografi të përbashkëta të kandidatëve të Lëvizjes Besa dhe ASh-së, në të gjitha komunat ku garonim (në raundin e dytë) si dy subjekte koalicionuese.

Si Shtab i Levizjes Besa ne Komunen e Zhelines, duhet ta themi patjetër se as gjatë fushatës, e as në natën e fitores, ju nuk erdhët tek Shtabi i Lëvizjes Besa në Zhelinë, të festojmë së bashku fitoren. Biles, as që na uruat për fitoren, qoftë edhe me një sms të thjeshtë, si Shtab komunal. As neve, e as kryetarin e Komunes.

Nuk do dëshironim të flasim më shumë, për shkak se nuk është mirë për shëndetin politik të të dy subjekteve, por (siç duket), organet lokale të ASh-së duhet të ju njoftojnë saktë dhe drejtë. Dhe po, jemi të gatshëm ti argumentojmë një nga një, të gjitha këto!

Gjërat janë shumë të qarta, sepse i kemi përjetuar në çdo moment. Kjo, qoftë e kaluar!

ps. këto gjëra që i themi, mund të konfirmohen edhe nga eksponentë të ASh-së në komunën e Zhelinës, të cilët i dijnë këto informacione saktë, të cilët të habitur më pyetnin: përse Shtabi jonë nuk vin tek ju të bashkëpunoni?! Përse ata nuk ju përkrahin juve?! Ku janë ata?!

E shumë gjëra tjera…

Sido qoftë, qëndrojmë fuqishëm pas idesë së bashkëpunimit opozitar Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, ku bashkarisht do të korrnim suksese, kundër regjimit 20 vjeçarë.

Dega e Lëvizja BESA

Komuna e Zhelinës”