Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Pasdite dhe në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa lokacione do të ketë paraqitje të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë e përforcuar dhe kushte për paraqitje të rrallë të breshëritë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 16 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Pasdite në pjesët e fushëgropave do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, paraqitje të rallë të bubullimave dhe erë e fuqishme. Temperatura minimale do të bie deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 19 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje lokale të përkohshme të shiut, ndërsa gjatë fundjavës në pjesët malore me reshje të dëborës.