MBPEU filloi me pagesën e subvencioneve të kulturave kopshtare

65

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot ka filluar me pagesat e subvencioneve për kulturat kopshtare, të dorëzuara në kapacitetet e përpunimit, këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave në RMV, Arjanit Hoxha.

“Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot ka paguar subvencionet për kulturat kopshtare (kulturat e pemëve dhe kulturat e perimeve), të dorëzuara në kapacitetet e përpunimit.Në llogaritë e 3,647 fermerëve kemi paguar 229,5 milion denarë. Mjetet janë “kapital i ri” në këtë agro-sektor dhe do të ndihmojnë në rritjen e prodhimeve të këtyre kulturave”.