Së shpejti lëshohet në përdorim shkolla fillore “Ibrahim Temo” në Strimnicë të Zhelinës

211

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu vazhdon edhe më tej me vrullin e ndërmarrë qysh nga marrja e detyrës së udhëheqjes së kësaj komune.

Investimet e marra në përmirësimin e infrastrukturës arsimore po kurrorëzohen dalëngadalë.

Kësaj rradhe kanë përfunduar punimet në shkollën “Ibrahim Temo” në Strimnicë. Së shpejti ajo do të lëshohet në përdorim, ku nxënësit do t’i realizojnë mësimet në kushte shumë më të mira se sa ato që i kishin deri më tani.

Investitor të këtij projekti janë UNOPS, Ambasada e Norvegjisë dhe Komunës së Zhelinës.