Drejtori Demiri takon ministren Shahpaska

50

Drejtori i agjensionit për punësim në RMV, Abdush Demiri ka realizuar takim me ministren e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.

Në këtë takim është diskutuar për efikasitetin e planit operativ të këtij viti. Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për përgatitjen dhe ndryshimin e planit operativ për programet dhe masat aktive për vitin 2021.

“Sot, në kuadër të takimeve zyrtare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale zhvillova takimin e parë informativ me ministren znj. Jagoda Shahpaska, ku diskutuam dhe analizuam efikasitetin e realizimit të Planit operativ të këtij viti e gjithashtu bashkëbiseduam edhe për përgaditjen dhe ndryshimin e Planit operativ për programet dhe masat aktive për vitin 2021.
Në përmbyllje të takimit me ministren Shahpaska u dakorduam që të intensifikojmë takimet mes dy institucioneve me fokus të vecantë për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Demiri në Facebook.