Kreu i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami në statusin e tijë të facebook-ut ka thënë disa fjalë për të riun e humbur, ai poashtu ka potencuar se “ekipet tona janë vazhdimisht në kërkim”
👇🏻
“Ekipet e Njësisë Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë të udhëhequr nga UD komandanti Avni Ameti po vazhdojnë kërkimin tash e disa ditë me rradhë për të gjetur Erdanin i cili pësoi aksident në autostradën Tetovë- Shkup më konkretisht në fshatin Zhelinë. Ne, solidarizohemi me ta andaj të gjitha kapacitetet e komunës së Tetovës janë vënë në shërbim të NJTKZ-së, policisë dhe familjes Ramadanit.
- Lutemi tek Zoti për gjetjen e trupit të djaloshit 22-vjeçarë, njëkohësisht bëjmë thirrje tek të gjithë shoferët që të vozisin me kujdes sidomos në këtë kohë kur kemi rreshje të shiut!”