Zendeli: Interpelancë ndaj BDI dhe ministrave duhet të iniciojmë çdo ditë

27

Nga Lëvizja BESA nuk ka pasur nismë për interpelancë thotë deputeti Fadil Zendeli, por nuk përjashtohet asnjë mundësi sepse nuk e dimë se çfarë mund të ndodh. Ne si parti për çdo ditë bëjmë analiza e vlerësojmë situatën nuk e përjashtojmë mundësinë që në të ardhmen të ketë nisma për interpelancë. Bashkimi Demokratik për Integrim, ministrat dhe zyrtarët tjerë meritojnë interpelanca për çdo ditë për shkak të politikave të dështuara të tyre, pa aftësisë për të udhëhequr. Në anën tjetër Zendeli ka pohuar faktin se ka shumë motive ndaj Grubit dhe BDI-së për të ngritur interpelancë sepse ka bazë që çdo ditë të ngrijmë interpelance, dhe në të ardhmen do të shqyrtohet kjo mundësi.