Kryetari i Komunës së Tetovës në statusin e tijë ne facebok ka dhënë lajmin se nga dita e sotme nëpër rrugët e qytetit të Tetovës po bën promovimin e autobusit elektrik “Anadolu ISUZU” i pari i të këtij lloji që promovohet këtu tek ne me një kapacitet prej 43 udhëtarë që mund të përshkojë 300 km.
👇🏻
“Sot, së bashku me drejtorin e “Tetova Transport” Rafiz Medija, si dhe përfaqësues nga “AutoMaqedonia” nëpër rrugët e qytetit të Tetovës bëmë promovimin e autobusit elektrik “Anadolu ISUZU” të parit të këtij lloji që promovohet këtu tek ne me një kapacitet prej 43 udhëtarë që mund të përshkojë 300 km. Jemi dëshmitar se sa praktik, ekologjik dhe ekonomik janë këta autobus.
Komuna e Tetovës është pro çdo inovacioni që është në të mirë të qytetit dhe qytetarëve andaj ne do të përkushtohemi në maksimum qe të bëjmë të mundur që Tetova në të ardhmen te ketë autobus elektrik që janë me kosto shumë të ulët të shpenzimit dhe efikasitet të lartë sidomos në ruajtjen e ambientit.” Ka thënë mes gjithash Kasami