Kreu i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami, në udhëtimin e tij zyrtarë ka realizuar takime të llojllojshme duke filluar nga takimi me znj. Helle Kristensen, Shefe e Kujdesit për Fëmijët, District Baltorp, Ballerup Municipality/Distrikti Baltorp, Bashkia Ballerup. Këtë takim Kasami e quajti “mbresëlënës” për arsyen se si funksionon sistemi danez, kujdesi fëmijëve etj. Me shpresë se ai sistem do të ketë kyçje edhe në Tetovën tonë.
Vizitat tjera ishin nëpër shkollat e danezëve, ku kishte takuar znj. Kirsten Weiland, drejtoreshë e shkollës. Pas kësaj ai realizoi takim edhe me z. Finn Andersen, i cili ishtr udhëheqës i “Klub Syd”, institucion ky për kujdesin ditor të fëmijëve.
Takimin e fundit Kasami e ka përfunduar në fshatin sportiv “Idrætsbyen Ballerup”, ku vizitoi “Ballerup Super Arena”, arenë e cila kishte të inkorporuar fushën e futbollit, pishinën, sallën r mbyllur të sportit, etj.
Në fund të statusit të tijë Kasami ka potencuar se:
“Zotohemi se përvojën evropiane do ta implementojmë në Tetovën tonë.”
LEXO
👇🏻
“Në vazhdën e takimeve, gjatë qëndrimit tim zyrtar në Bashkinë Ballerup, sot realizova shumë takime, nga të cilët vlen të potencojmë takimin me znj. Helle Kristensen, Shefe e Kujdesit për Fëmijët, District Baltorp, Ballerup Municipality/Distrikti Baltorp, Bashkia Ballerup. Në këtë takim u njoftuam me sistemin danez të kujdesit ndaj fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, ku edhe i pamë hapësirat e këtij kopshti. Praktikat të cilat i implementonin ishim shumë mbresëlënëse, të cilat do të mundohemi që edhe ne t’i implementojmë në kopshtet e qytetit të Tetovës.
Poashtu takime dhe vizita bëmë edhe në shkollën “Afdeling Grantoften”, ku takuam znj. Kirsten Weiland, drejtoreshë e shkollës. Pas kësaj realizuam takim edhe me z. Finn Andersen, i cili është udhëheqës i “Klub Syd”, institucion ky për kujdesin ditor të fëmijëve, pas orëve të mësimit, të cilin dëshirojmë që në të ardhmen ta implementojmë edhe në Tetovë.
Por ajo që ishte më mbresëlënëse ishte vizita që i bëmë Bilbiotekës së Ballerupit, ku na priti me shumë dashamirësi drejtoresha znj. Ravinder Kaur-Pedersen e cila lidhur me bibliotekën na informoi deri në detajin e fundit.
Takimet e sotme i përfunduam në fshatin sportiv “Idrætsbyen Ballerup”, ku vizituam “Ballerup Super Arena”, arenë e cila kishte të inkorporuar fushën e futbollit, pishinë, sallë të mbyllur sporti, etj. Shpresojmë që gjatë mandatit tim si kryetar i komunës , Tetova të ketë një sallë të këtillë.
Zotohemi se përvojën evropiane do ta implementojmë në Tetovën tonë.”