Plotësohet “ëndrra” e shqiptarëve/ BESA dhe Aleanca me kandidat të përbashkët në presidenciale

653

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët përkrahin kandidaturën e Prof. Dr. Blerim Rekës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Si parti opozitare, konsiderojmë se zgjedhjet presidenciale në vend nuk kanë kuptim pa kandidat shqiptar, sepse ndryshe shqiptarët do të reduktoheshin vetëm në votues që japin votën, por jo edhe subjekt për të cilin duhet të votohet.
Për arsye parimore, e përkrahim kandidaturën për President të profesor Rekës.
Përvoja e tij e pasur akademike dhe diplomatike vetëm do ta fuqizonte funksionin e Presidentit të shtetit.