Kreu i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami, ditën e nesërme së bashku me një pjesë të kabinetit të
tijë do të nisen për në qytetin e Copenhagen të Danimarkës!
Për më shumë informacion
👇🏻
“Të nderuar bashkëatdhetarë,
Të dashur tetovarë,
Nesër (08.09.2022) së bashku me një pjesë të kabinetit tim do të nisemi për vizitë zyrtare në qytetin e Copenhagen të Danimarkës, ku do të takohemi me zyrtarë dhe udhëheqës të këtij qyteti si dhe me kryetarin e Ballerupit për të hapur një kapitull të ri për qytetin tonë.
Tërheqja e investitorëve të huaj do të jetë synimi ynë. Tetova do të ndryshon dhe për këtë jemi betuar qysh moti kohë!
Në vigjilje të kësaj, ditën e Shtunë (10.09.2022) në Bystaevneparken 20 2700 Brønshøj në ora 20:00 është organizuar një tubim madhështorë ku do të bashkëbisedojmë me mërgatën tonë atje. Zëri i tyre do të jetë amaneti ynë. Qëllimi është i përbashkët, mbështetja është e fortë, rrëzimi i pushtetit diktatorial po i vjen fundi. Tetova është pikënisja e ndryshimit të madh!”
Ka potencuar mes të gjithash Kasami