KOMUNIKATË
Të dashur bashkëqytetarë,
Sot, nga mediumet u njoftuam se disa qytetarë të Dëbërcës kanë protestuar në mënyrë paqësore në shenjë revolte ndaj koncesionerit gjegjësisht gurrëthyesit të stacionuar në hyrje të fshatit, e që rrjedhimisht pengon të mbjellat dhe dëmton ambientin jetësorë si pasojë e ndotjes së ajrit nga pluhuri i krijuar nga punimet.
Të dashur bashkëqytetarë, fillimisht ju njoftojmë se koncesioni për operatorin ekonomik në fjalë, është dhënë në vitin 1998 nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, e cila është edhe kompetente për dhënien, kontrollin dhe përgjegjësitë e koncesionerëve dhe punës së tyre.
Komuna e Zhelinës për këtë problematikë të vjetër, gjithnjë ka paraqitur reagime deri në Qeveri që të merren masa adekuate në kuadër të kompetencave ligjore. Komuna e Zhelinës qëndron në krah të qytetarëve të vet, dhe me kujdes është duke ndjekur situatën.
Së shpejti do të komunikojmë me inicuesit e protestës dhe formimin eventual të komisionit adekuat inspektimin e punës të kompanisë në fjalë si dhe të bëjë mapimin e zonës së lejuar të punimeve për të konstatuar edhe rregullshmërinë e kufijëve të punës.
Njoftojmë opinionin e gjërë e veçanërisht banorët e Dëbërcës se Komuna e Zhelinës qëndron dhe përkrah iniciativat demokratike me qëllim të arritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe se do ndërmarrim masa konkrete konfrom kompetencave ligjore në të mirë të qytetarëve.