“Teuta Arifi është model i keqqeverisjes së BDI” thotë Demiri

51

I ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat M, Abdush Demiri nga Lëvizja BESA tha se keqqeverisja e BDI-së ka një model, dhe ajo është Teuta Arifi që ka keq-qeverisur dhe shkatëruar Tetovën. Ai gjithashtu potencoi se me ndryshimin e pushtetit lokal, partia në pushtet por edhe qeveria në tërësi vazhdojnë të bllokojnë punët në dobi të qytetarëve në Tetovë. Demiri tha se pushteti qendror qysh në marjen e mandatit të kryetarit Kasami ka urdhëruar inspektoriatet e ndryshme që të jenë prezente në Tetovë duke penguar punën e të parit të Tetovës.