Zendeli: BDI akuzon opozitën si pro-ruse ndërsa vet takohet me aleatin kryesor të Putinit

37

Reagimi i dwputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferit pas publikimit të një takimi të dyshimt me përfaqësues nga Çeçenia.

Ja reagimi:
Takimi i realizuar vjet mes Talat Xhaferit dhe përfaqësues të Çeçenisë të cilët janë deklaruar si mbështetës më të mëdhenjë të Putinit edhe njëherë dëshmon për veprimet e funksionerëve të BDI-së të cilët ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë.
S’ka ditë që eksponentë politik të BDI-së duke shpifur se opozita shqiptare është pjesë e agjendave pro-ruse ndërsa tani kur me fakte publikohen takimet e Talat Xhaferit me aleatin kryesor të Putinit ata mundohet të mbajnë fshehur.
Edhe njëherë dëshmohet se BDI-së nuk i intereson agjenda euro-integrues por i intereson vetëm pushteti si një mekanizëm për të vazhduar krimin dhe korrupsionin.