Arrestohet në banesën e tij ish-deputeti

19

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është arrestua në banesën e tij pasditen e sotme, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Arrestimi i Bllakos erdhi vetëm disa minuta pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Bllakon, duke pranuar kërkesën e SPAK, një ditë pasi ai dorëzoi mandatin e deputetit. Bëhet me dije se arrestimi i Bllakos është bërë me makinë civile, jo me makinë me logo të policisë së shtetit, ndërsa është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

 

Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK ai ka përfituar mbi 14 milionë lekë duke falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë e ktheu në truall, mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

Në një reagim të shkurtër për ngjarjen 2 ditë më parë, Bllako mohoi akuzat, teksa u shpreh se do të sqaroj të vërtetën para drejtësisë.