Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në çerdhen “Rinia” ka shpërndarë pako për festën e Fitër Bajramit
Për më shumë informacion
👇🏻
Kasami ne facebook ka thënë: “Fëmija 🧒👧 është gjëja më e çmuar që na ka falë Zoti, andaj ne jemi të obliguar që t’i bëjmë ata të lumtur! 👼❤
Sot me rastin e festës së Fitër Bajramit, bashkë me shoqatën humanitare “Agimi i Bamirësisë”, ndamë 200 pako 🎁🎉🎊 për fëmijët e çerdhes “Rinia” në Tetovë. Gjithashtu, falënderoj shoqatën “Agimi i Bamirësisë” për shpërndarjen edhe të 300 pakove të tjera për fëmijët në prag të festës së Bajramit dhe aktiviteteve humanitare të tyre gjatë muajit të Ramazanit.
Komuna e Tetovës është e gatshme si çdoherë për bashkëpunime me shoqata të ndryshme, afaristë, qytetarë e intelektual të cilët e duan qytetin dhe duan të japin kontributin e tyre për një Tetovë më të mirë dhe të zhvilluar!”