Miratimi ose arsyetimi i krimeve të luftës është vepër penale, kryerësit do të sanksionohen

13

Miratimi ose arsyetimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit ose krimeve të luftës është vepër penale e paraparë me nenin 407-a të Kodit Penal.

Në të vërtetë, ligji parashikon se ai i cili përmes sistemit informativ në mënyrë publike e mohon, rëndë e minimizon, e miraton dhe i arsyeton veprat e këtilla do të dënohet me burg prej një deri më pesë vjet. Nëse vepra është kryer me qëllim për nxitjen e urrejtjes, diskriminimit ose dhunës kundër ndonjë personi ose grup të personave për shkak të përkatësisë së tyre nacionale, etnike, racore, ose të përkatësisë religjoze, kryerësi do të dënohet me burg prej më së paku katër vjetëve.

Në nenin 404 të Kodi Penal, nga ana tjetër, në mënyrë precize është cekur çfarë përmbledh nocioni krim i luftës kundër popullatës civile.

Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë intensive i përcjellin të gjitha deklaratat dhe komentet në mediumet sociale në lidhje me ngjarjet në Ukrainë dhe në pajtim me kompetencat ligjore do të ndërmarrin ndjekje penale kundër të gjithë kryerësve të cilët me publikimet e tyre do të kryejnë veprën penale të lartëpërmendur.
Apelojmë edhe te qytetarët të cilët do të vërejnë rastet e këtilla ti denoncojnë në e-mail: [email protected], për veprim të duhur, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike  të Republikës së Maqedonisë së Veriut.