Çmimi i benzinës nuk ndryshon, rritet vetëm vaji ekstra i lehtë për amvisëri

29

Çmimet e derivateve mbeten të njëjta, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet për dy denarë nga mesnata, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE).
Sipas këtij vendimi, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 82,5 denarë për litër.

Çmimet e Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98, naftë dhe mazut nuk ndryshojnë. Kështu Eurosuper BS-95 do të vazhdojë të shitet me çmim prej 81,50 denarë për litër, Eurosuper BS me çmim prej 83,50 denarë për litër, dizel 82,50 denarë për litër, ndërsa nafta me çmim prej 51,599 denarë për kilogram.

Korrigjimi i çmimit është bërë sepse janë plotësuar parakushtet. Me ndryshimet e fundit të Rregullores për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRrE çdo ditë mund të marrë vendime për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse llogaritja për çmimin e çdo derivati ​​të naftës rritet ose ulet për dy denarë.